Flash News

E-TJERA

GJKKO rrëzon kërkesën e Altin Kodrës, mbetet në regjimin e posaçëm “41-bis”

GJKKO rrëzon kërkesën e Altin Kodrës, mbetet në

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e të dënuarit Altin Kodra për heqjen nga regjimi i posaçëm “41-bis”.

Kodra, i dënuar me 22 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, kishte ankimuar vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për vendosjen e tij në këtë regjim të posaçëm.

Pas shqyrtimit të çështjes, trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca vendosi rrëzimin e kërkesës, duke lënë në fuqi masën e sigurisë së lartë për Kodrën.

Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve nga dita e njoftimit.

Regjimi “41-bis” është një masë e rreptë që aplikohet ndaj të burgosurve të përfshirë në grupe kriminale apo organizata terroriste, duke kufizuar ndjeshëm komunikimin dhe aktivitetet e tyre brenda burgut.

Të fundit