Flash News

E-TJERA

GJKKO rrëzon kërkesën e Belerit për t’u betuar si kryebashkiak, reagon Minisria e Jashtme greke

GJKKO rrëzon kërkesën e Belerit për t’u betuar si

Vjen reagimi nga Greqia lidhur me refuzimin e kërkesës së kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri për dhënien e një leje të posaçme daljeje nga burgu me qëllim pjesëmarrjen në betim në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak të këtij qyteti.

Në një njoftim zyrtar nga Ministria e Jashtme greke thuhet se ky refuzim tregon pa asnjë dyshim, se qëllimi i autoriteteve shqiptare është ta privojnë atë, pa një dënim përfundimtar dhe pa u akuzuar, nga detyra e kryetarit të Bashkisë

Kërkesa e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleris, për të marrë një leje të posaçme, në mënyrë që të jetë pjesëmarrës  nesër në mbledhjen e parë të Këshillit të ri Bashkiak, si dhe të bëjë betimin dhe të marrë zyrtarisht detyrën, u rrëzua sot.

Ky refuzim tregon tani, pa asnjë dyshim, se qëllimi i autoriteteve shqiptare është ta privojnë atë, pa një dënim përfundimtar dhe pa u akuzuar, nga detyra e kryetarit të Bashkisë, në të cilën ai u zgjodh në mënyrë demokratike nga qytetarët e zonës.

Si kandidate për anëtarësim në familjen europiane, Shqipëria duhet të respektojë shtetin e së drejtës dhe të drejtën e pafajësisë deri në zhvillimin e gjyqit”, thuhet në njoftim.

Të fundit