Flash News

E-TJERA

Gjyqi për 'SASPAC', GJKKO rrëzon kërkesën e Beqajt për të dalë nga kafazi

Gjyqi për 'SASPAC', GJKKO rrëzon kërkesën e Beqajt

Një ditë pasi në procesin për sterilizimin gjykata vendosi që ish-ministri Ilir Beqaj të mos qëndrojë më në kafazin e qelqtë gjatë seancave, ai është paraqitur sërish në GJKKO në një proces tjetër paralel, atë për abuzimin me fondet e Bashkimit Evropian në kuadër të SASPAC.

Për këtë çështje, Beqajt i është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” dhe gjatë seancës ai ka qëndruar brenda kafazit të qelqtë në sallën e gjyqit.

Gjatë zhvillimit të procesit, ish-ministri ka kërkuar sërish që të mos qëndrojë në kafaz dhe të ulet pranë avokatit të tij, por kërkesa është rrëzuar nga trupi gjykues i GJKKO-së.

Seanca është zhvilluar në kuadër të hetimeve për mënyrën e përdorimit të fondeve të BE në projektet e administruara nga SASPAC, për të cilat Beqaj po hetohet paralelisht në disa dosje.

Të fundit