All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

GJKKO rrëzon kërkesën e financierit të ‘Habilajve’, Nezar Seiti

All - Paragraf - 1

GJKKO rrëzon kërkesën e financierit të

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë për Nezar Seiti, i njohur si “financieri i Habilajve”.

All - Paragraf - 3

Nezar Seiti kishte paraqitur më 31 tetor 2024 kërkesën zëvendësimin e masës së sigurimit, por GJKKO e rrëzoi.

“Kërkuesi Nezar Seiti me datë 31.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit”. 2.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Luljeta Kole, bazuar në nenin 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 620, datë 07.11.2024, vendosi: Rrëzimin e kërkesës.

Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit”, njofton Gjykata e Posaçme.

Të fundit