Flash News

E-TJERA

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës, për kthimin e pasurisë së sekuestruar

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës,

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha për t’i rikthyer vlerën monetare të pasurisë së sekuestruar në banesën e saj, disa muaj më parë gjatë kontrolli.

Ish-gjyqtarja ka pretenduar se shuma e sekuestruar iu përket prindërve të saj, si pensione dhe kursime, që sipas saj i kanë të nevojshme për nevojat e përditshme.

Enkeleda Hoxha ka qenë e pranishme në sallë kur GJKKO mori vendimin për të mos i kthyer ish-gjyqtares pasurinë e sekuestruar.

Të fundit