Flash News

E-TJERA

GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës për lirim nga qelia

GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës për lirim nga

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për të dalë nga burgu.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Erjon Bani, i cili nuk pranoi pretendimin e Kokës për shuarjen e masës së sigurimit, me argumentin se ka kaluar afati trevjeçar i paraburgimit për çështjen e inceneratorit të Fierit.

Në korrik të këtij viti, Koka kishte fituar të drejtën e lirimit me kusht nga Gjykata e Durrësit, në lidhje me dosjen e inceneratorit të Elbasanit, për të cilën është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg pas gjykimit të shkurtuar.

Sipas vendimit të gjyqtarit Xhevdet Lika, për pjesën e mbetur të dënimit Koka duhet të qëndrojë nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës dhe gjatë kësaj periudhe nuk lejohet të kryejë vepra të tjera penale.

Të fundit