Flash News

E-TJERA

GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK, dosja e ish-gjyqtarit të Kushtetueses rikthehet për hetim

GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK, dosja e ish-gjyqtarit të

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e SPAK për të çuar për gjykim dosjen e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo.

GJKKO vendosi të mos e kalojë dosjen për gjykim, por ta kalojë në Prokurori për të plotësuar hetimin. Ish-gjyqtari deklaroi përmes avokatit të tij se nuk kishte kryer asnjë vepër penale dhe pasuria e tij justifikohej në burime të ligjshme.

Ish-gjyqtari i Kushtetues Fatos Lulo akuzohet për veprën penale “Fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Më herët ish-gjyqtarit iu sekuestrua një dyqan me sipërfaqe 172 m2 në kryeqytet.

 

Të fundit