Flash News

E-TJERA

GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurisë së Altin Hajrit: I justifikon të ardhurat!

GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurisë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurisë së pronarit të “Golden Resort”, Altin Hajri.

Trupa gjykuese ka dalë në përfundimin se pasuria e tij nuk duhet të konfiskohet dhe nuk duhet t’i kalojë shtetit  pasi ka burime të mjaftueshme të ardhurash për ta justifikuar.

 “Golden Resort” u sekuestrua më parë nga OFL, pasi ishin të dyshuar për rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës. Por, kjo akuzë nuk është vërtetuar ende.

Aktualisht “Golden Resort” është nën menaxhimin e agjencisë së aseteve të sekuestruara dhe nëse SPAK e humb çështjen në Apel, prona i kalon të zotit, pra Altin Hajrit. Në 20 maj do të jetë seanca në Apelin e GJKKO ku Prokuroria e Posaçme ankimoi vendimin e shkallës së parë.

Të fundit