Flash News

E-TJERA

GJKKO rrëzon për herë të katërt kërkesën për liri të Fatos Tushes

GJKKO rrëzon për herë të katërt kërkesën

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe, duke rrëzuar për herë të katërt kërkesën e tij për zbutje të masës së sigurisë.

Tushe ka mohuar akuzat e ngritura ndaj dhe ka pretenduar pafajësinë para drejtësisë. Ai ka ngritur pretendimet se vuan nga probleme shëndetësore.

Sipas hetimeve të SPAK, rezulton se Tushe ka kryer favore në dhënien e tenderit prej 23 milionë lekësh kundrejt miqve të tij, pavarësisht se ishte fituar nga kompania “Euro ALB”.

Disa muaj më parë, me urdhër të SPAK, policia ekzekutoi 11 urdhër arreste në ambientet e Bashkisë së Lushnjes, përfshirë kryebashkiakun Tushe.

Të fundit