Flash News

E-TJERA

GJKKO shtyn procesin e çështjes 'Partizani', shkak mungesa e gjyqtares

GJKKO shtyn procesin e çështjes 'Partizani', shkak mungesa

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën gjyqësore ndaj kreu të PD-së Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi lidhur me dosjen “Partizani”.

Mësohet se shkak është bërë mungesa e gjyqtares Rudina Palloj për arsye shëndetësore. Sakaq, seanca e radhës pritet të zhvillohet më datë 22 dhjetor, ora 11:00.

Nën hetim për dosjen “Partizani” është kreu i PD, Sali Berisha, i cili akuzohet nga SPAK se ka ndërmarrë ndryshime ligjore në përfitim të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, duke i mundësuar këtij të fundit që të ndërtonte biznesin e një kompanie nga e cila përfitoi 5.4 milionë euro.

Me Berishën e Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” i është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja. 

Të fundit