Flash News

E-TJERA

GJKKO shtyn seancën për Ilir Beqajn, avokatët në proces tjetër gjyqësor

GJKKO shtyn seancën për Ilir Beqajn, avokatët në proces

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të shtyjë seancën gjyqësore për çështjen e njohur si koncesioni i sterilizimit, në të cilën i akuzuar është ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Sipas burimeve, arsyeja e shtyrjes ishte mungesa e avokatëve mbrojtës të Beqajt, të cilët në të njëjtën kohë ndodheshin të angazhuar në një tjetër proces gjyqësor pranë GJKKO-së.

Beqaj përballet me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, ngritur nga SPAK, me dyshimin se gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë ka kryer veprime që kanë dëmtuar buxhetin e shtetit dhe kanë favorizuar përfitime të padrejta për palë të tjera.

Gjykata ka vendosur që seanca e radhës të zhvillohet më 27 nëntor, në orën 11:00, ku pritet të shqyrtohen pretendimet e palëve dhe kërkesat procedurale të paraqitura nga mbrojtja e ish-ministrit.

Të fundit