Flash News

E-TJERA

GJKKO shtyu seancën, flet avokati i Fredi Belerit: Kanë qëllim ta dënojnë, duan të mbajnë bashkinë e Himarës

GJKKO shtyu seancën, flet avokati i Fredi Belerit: Kanë qëllim ta

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, i cili ndodhet në burg, nën akuzën për blerje votash.

Avokati i Belerit e ka cilësuar procesin të paligjshëm dhe se arsyeja se pse ai po mbahet në burg, sipas tij është për të mbajtur bashkinë e Himarës.

Provuam me prova që Prokuroria nuk na ka dhënë prova, për bashkëpunëtorin e policisë dhe Prokurorisë. Cituam dhe udhëzimin përkatës ku është paguar në mënyrë të paligjshme. Pasi është arrestuar Beleri, kanë filluar të rregullojnë të gjitha letrat.

Proces i paligjshëm dhe i montuar, standard i dyfishtë. Nga data 8 maj deri në 14 maj janë siguruar tabulatet, por ai nuk ka qenë fare në Himarë. S’na kanë dhënë as tabulatet e telefonave të Arsenit. Kanë qëllim ta dënojnë sepse duan të mbajnë bashkinë e Himarës. 10 muaj burg është boll”, tha ai.

 

Të fundit