Flash News

E-TJERA

GJKKO shuan akuzat ndaj Oltion Bistrit, ish-shefi i Operacionales lirohet nga qelia

GJKKO shuan akuzat ndaj Oltion Bistrit, ish-shefi i Operacionales lirohet nga

GJKKO ka shuar akuzat ndaj ish-Shefit të Operacionales, Oltion Bistri i arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Bistri ëshët shpallur fajtor për “zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete”, si edhe “pastirm i prdukteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”.

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Oltian Bistri, për kryerjen e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a paragrafi 2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. 5.2 – Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Oltian Bistri, për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287/1 shkronja “b” e Kodit Penal, bazuar në nenin 338 pika 1 shkronja “b”, pasi fakti nuk provohet se ekziston.

Në zbatim të nenit 406, pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Oltian Bistri i ulet 1/3 e dënimit të dhënë dhe përfundimisht dënohet me 2 (dy) vjet burgim. 5.4 – Shuarjen e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, caktuar ndaj të pandehurit Oltian Bistri me vendimin nr. 94, datë 23.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Urdhërohet lirimi i të pandehurit Oltian Bistri nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet në to në zbatim të ndonjë vendimi tjetër penal, për shkak se pjesa e vuajtur është më e madhe se dënimi i caktuar”, thuhet në njoftimin e GJKKO.

Po ashtu, GJKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e konfiskimit për pasuritë e Bistrit.

“Rrëzimin e kërkesës për konfiskimin e pasurive: 230,000 euro; 200,000 euro; 50,300 euro, 320,000 euro dhe 200,000 euro, në total 1,000,300 (një milion e treqind euro), shuma të cilat janë depozituar në AAPSK;

Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartamenti ndodhur në katin e ****, shkalla ****, me sipërfaqe totale 400m2, e fituar me kontratën e sipërmarrjes Nr.**** KOl ****, datë 09.03.2019 e porositur. ga shtetasi D.I.B;

Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament i ndodhur në katin e ****, shkalla ****, me sipërfaqe totale 400m2 e fituar me kontratën e sipërmarrjes Nr. **** Rep , NR.**** Kol datë 09.03.2019, e porositur nga shtetasi E.D.B;

Sipërfaqe ndërtimore e llojit njësi dyqan, me sipërfaqe totale 125 m2, e fituar me kontratën e sipërmarrjes Nr.**** Rep , Nr.**** Kol, datë 11.07.2017, e porositur nga shtetasi E.D.B;

Sipërfaqe ndërtimore e llojit njësi dyqan, me sipërfaqe 95 m2, e fituar me kontratën e sipërmarrjes Nr.**** Rep, Nr.**** Kol datë 11.07.2017, e porositur nga shtetasja N.T.B;

Sipërfaqe Ndërtimore e llojit apartament i ndodhur në katin e **** me sipërfaqe totale 110.6 m2 e fituar me kontratën e sipërmarrjes Nr.**** Rep , Nr.**** Kol, datë 25.02.2019, e porositur nga shtetasi Oltian D. Bistri, si të pabazuar në ligj e prova”, vijon kërkesa.

Të fundit