Flash News

E-TJERA

Përballja me Shullazin, GJKKO urdhëron shoqërim të detyrueshëm për Luftar Reçin

Përballja me Shullazin, GJKKO urdhëron shoqërim të

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar shoqërim të detyrueshëm në gjykatë të Luftar Reçit, i penduari i drejtësisë. Reçi kërkohet për një ballafaqim me grupin që akuzohet për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.

Seanca e përballjes me Emiliano Shullazin është shtyrë disa herë për shkak se Reçi nuk ka pranuar të paraqitet në gjyq.

Reçi i paraqiti edhe një letër gjykatës ku sqaroi se pse nuk mund të ishte i pranishëm në gjyq. Sipas tij, shkak ishet së pari gjendja shëndetësore dhe rreziku që i kanosej.

"Nuk kam më mundësi, as fizike as shëndetësore tu paraqitur në gjykatë. Jam paraqitur 5 herë dhe seancat nuk janë bërë jo për fajin tim. Jam gati të dëshmoj me video konferencë por jam me terapi të rregullt. Të jenë të pranishëm avokatët dhe 2&3 gazetar. Të më shoqëroni mua drejt gjykatës do të jem si qingji në mes të ujqërve," ka shkruar Reçi.

Të fundit