Flash News

E-TJERA

GJKKO vendos konfiskimin e RTV Ora, kalon në pronësi të shtetit

GJKKO vendos konfiskimin e RTV Ora, kalon në pronësi të shtetit

Gjykata e Posaçme ka vendosur konfiskimin në 100% të aksioneve të RTV Ora në pronësi të biznesmenit Ylli Ndroqi.

Sipas vendimit të GJKKO-së, televizioni RTV Ora konfiskohet dhe kalon në pronësi të shtetit.

Jordan Daçi, një nga avokatët e çështjes, u shpreh se vendimi i marrë sot nga GJKKO bën që të humbë besimi te drejtësia. Sipas tij, nuk është bazuar në ansjë logjikë financiare, juridike apo ligjore.

“Është e pashpjegueshme. Këto vendime fatkeqësisht të bëjnë të humbasësh besimin në sistemin e drejtësisë në mënyrë të pariparueshme. Nuk ka asnjë lloj logjike juridike, ligjore apo financiare. Mezi presim të lexojmë vendimin. Por unë nuk di çfarë do të shkruajë ajo gjyqtare pasi për mua nuk ka çfarë shkruan. Ajo më mirë të shkruajë desha unë siç deshi prokuroria ta marrë dhe po I marr dhe pikë pasi çdo gjë tjetër nuk do të ketë vlerë”, tha Daçi për mediat.

GJKKO refuzoi një muaj më parë kerkesën e Ndroqit për të hequr sekuestron e vendosura ndaj pasurive të tij. Vendimi për konfiskimin e pasurive të Ndroqit dhe familjarëve të tij u mor nga SPAK në qershor të vitit 2021.

SPAK argumentoi asokohe se Ndroqi nuk justifikonte dot burimin e 3 milionë euro pasuri.

GJKKO vendos konfiskimin e RTV Ora, kalon në pronësi të shtetit GJKKO vendos konfiskimin e RTV Ora, kalon në pronësi të shtetit GJKKO vendos konfiskimin e RTV Ora, kalon në pronësi të shtetit GJKKO vendos konfiskimin e RTV Ora, kalon në pronësi të shtetit GJKKO vendos konfiskimin e RTV Ora, kalon në pronësi të shtetit GJKKO vendos konfiskimin e RTV Ora, kalon në pronësi të shtetit

Të fundit