Flash News

E-TJERA

Gjokutaj: Gjykata Kushtetuese është bërë si një poligon qitjeje i politikës

Gjokutaj: Gjykata Kushtetuese është bërë si një poligon

Avokati Genc Gjokutaj komentoi seancën në GJKKO për zv.kryeministren Belinda Balluku.

I ftuar në Syri Tv, Gjokutaj akuzoi Ramën për ndërhyrje politike dhe përpjekje për të krijuar “precedent të rrezikshëm” në raport me hetimet penale ndaj zyrtarëve të lartë.

Gjokutaj tha se Rama po e përdor Gjykatën Kushtetuese si “poligon qitjeje të politikës”.

“Ky rast, të cilin ky po i qëndron fort, ky do të krijojë një precedent, nëse do t'ia arrijë dot qëllimit, krijon një precedent që i thuhet të gjithë qeveritarëve që ju mund të vidhni lirisht, mund të abuzoni lirisht me detyrën, sepse ju jeni pushtet i pavarur edhe juve nuk ju cënon dot as prokuroria e zakonshme, as SPAK-u, as absolutisht asnjë organ agjenci ligjzbatuese.

Në fakt kjo, kjo është një faj, një përgjegjësi e madhe politike por edhe juridike e kryeministrit, i cili kërkon të hapë precedent tepër të rrezikshëm të mosfunksionimit të shtetit, ndërkohë që propagandën e bën ndryshe.

Pra, qëllimi ishte që të neutralizohej pasojat e ardhshme, që është dhe qëllimi i procesit, por dhe i konstatimit kryesisht nga ana e kryeministrit. Kryeministri nëse zonja Balluku nuk e jepte dorëheqjen dhe nuk do të kishte çështje penale, përsëri në një rast të dhënë, sipas një informacioni, mund ta propozonte për shkarkim, sepse ka ministra që shkarkohen pa proces penal.

Për më tepër me me ekzistencën e këtij procesi penal, kryeministri ka pasur detyrim ligjor që të propozojë shkarkimin për t'i hapur rrugë hetimit. Dhe në këtë rast, kryeministri nuk e ka ushtruar këtë kompetencë dhe për pasojë, nuk ka përplasje nga veprimi i SPAK-ut me mosveprimin e kryeministrit.

Sepse SPAK-u, kur ka parë që nuk është vepruar në këtë drejtim dhe ai ka dashur të ketë duart e lira për të hetuar dhe për të mos u prishur provat në dispozicion të kësaj çështjeje, iu drejtua gjykatës për të marrë këto dy masa, një shtrënguese dhe një ndaluese, të cilat të dyja në jurisprudencën kushtetuese nuk kërkojnë autorizim të kuvendit, se duan të mbrohen me imunitetin.

Gjykata Kushtetuese është bërë si një poligon qitjeje i politikës, është bërë si një parcelë eksperimentale ku sipas humoreve të kryeministrit njëherë duhet të vendosë sipas dëshirës së tij”, deklaroi Gjokutaj.

Të fundit