Flash News

E-TJERA

Gjokutaj ironizon “liderin global” Rama: Do bëjë kërkesë Hagës për paligjshmërinë e arrestimit të Maduros

Gjokutaj ironizon “liderin global” Rama: Do bëjë

Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar me ironi në një postim në Facebook, ku ngre aludime mbi një lëvizje të supozuar ndërkombëtare të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Gjokutajt, Rama, në rolin e “liderit global”, po përflitet se do t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për çështjen e ish-presidentit venezuelian Nicolas Maduro, një zhvillim që, sipas tij, ka trazuar Uashingtonin, ka alarmuar drejtësinë amerikane dhe ka vënë në lëvizje edhe mediat botërore. 

Postimi: 

Flitet qe KM ynë Rama në cilësinë e Liderit Global do të bëjë kërkesë në Gjykatën Nderkombëtare të Hagës me objekt konstatimin dhe deklarimin e paligjshëm të arrestit ndaj ish Presidentit venezuelian Nicolas Maduro dhe rikthimin e tij në detyrë pra në postin që ka pas mbajtur atë të Presidentit të Venezuelës!
Thuhet që kërkesa nga ana juridike është e kopsitur dhe për këtë arsye Gjykata e Hagës nuk ka nga lëviz! Sa më sipër kjo lëvizje ka shkaktuar irritim dhe revoltë të madhe në Washington dhe tek Presidenti Trump i cili ka thirrur urgjent Departamentin e Drejtësisë për të përballuar këtë përplasje ligjore!
Sipas ekspertëve ndërkombëtarë penalë e vetmja mundësi që mund të shfrytëzohet nga pala amerikane është legjitimimi i zotit Rama për depozitimin e kësaj kërkese me ketë objekt! Pra duhet një prokurë nga Maduro!
Nderkohe në Burgun e Brooklyn janë shtuar masat e sigurisë me qëllim pengimin e përpilimit të kësaj prokure që do të përmbyste gjithshka!
Ndërsa mediat kanë aluduar se nga ana e KM Rama është disponuar një prokurë e Maduros por nuk dihet saktë objekti i saj!
Ky veprim i KM nga qarqet politike serioze ndërkombëtare thuhet se është një kontribut i paçmuar në favor të lirisë së individit dhe sovranitetit te Venezuelës!
Agjensia kineze e lajmeve Hsinhua citohet të ketë thënë se Lideri i Shqipërise së vogël po bën lëvizjen e madhe nderkombëtare që askush nuk pati guxim ta bëjë!
Mos harroni që nesër mbrëma është Prime në Big Brother Vip 5 e mos harroni ta ndiqni për tu ç’tensionuar deri sa kërkesa e Ramës të marri udhë!

Të fundit