Flash News

E-TJERA

Gjokutaj ironizon SPAK: Mos u lodhni vetëm me Belindën, shëtisni edhe në Vlorë e Thumanë

Gjokutaj ironizon SPAK: Mos u lodhni vetëm me Belindën, shëtisni

Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar me ironi në rrjetet sociale ndaj SPAK-ut, duke kritikuar fokusin e hetimeve vetëm tek ministrja Belinda Balluku dhe projekti i tunelit të Llogarasë.

Në një postim në Facebook, Gjokutaj shkruan se SPAK po vepron si “Sanço Panço në luftë me mullinjtë e erës”, duke lënë mënjanë çështje të tjera të mëdha që prekin interesin publik.

Postimi i plotë: 

More SPAK!
Po përse jeni fiksuar vetëm me Belindën dhe tunelin e Llogarasë?
Po Bela ka një shef mbi kokë! Pa lexoni pak këtu poshtë?
Pastaj Shqipëria ka dhe vende e evente ku mund të shetisni, të shikoni dhe të hetoni!
Ja fjala vjen rruga Thumanë - Kashar qe kur udhëton të duket vetja si në kuvertën e një anieje në det të trazuar!
Po monitorimi i inceneratorit të Tiranës histori kot ju duket? Apo meqë nuk ka incenerator nuk ke çfarë monitoron!
Po në Vlorë as për të shijuar një peshk nuk ju bëjnë këmbët! Andej nga soda! Do shihni nja dy tigra energjitikë që nuk ndizen prej 3 vjetësh por jo për ekologji!
Ja kështu more SPAK i uruar që u lodhët e populli nuk ua di për nder! Luftë të madhe po bëni si Sanço Panço!
Nejse mos u mërzisni se kjo punë është edhe çështje fati! Mbase nesër dej del ndonjë i shetitur dhe ju jep një dorë! Është me fat jo me inat!
Natën e mirë o SPAK!

Të fundit