Flash News

E-TJERA

Gjokutaj jep detaje nga marrja në pyetje e Metës në SPAK

Gjokutaj jep detaje nga marrja në pyetje e Metës në SPAK

Avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj ka dhënë detaje në lidhje me marrjen në pyetje të presidentit të Partisë së Lirisë, sot në SPAK.

Në fjalën e tij per gazetarët, Gjokutaj u shpreh se çështja e vetme për të cilën është pyetur ish-presidenti ka qenë ajo e lobimit në Shtetet e Bashkuara.

Sipas tij, Meta është treguar shumë bashkëpunues me gjithçka që mbante mend, pasi aktet ende nuk janë vënë në dispozicion të mbrojtjes.

“Sot është pyetur vetëm sa i përket lobimit në SHBA. Meta është treguar bashkëpunues me gjithçka që mbante mend pa iu referuar akteve që do të na vihen në dispozicion”, tha ai.

Të fundit