Flash News

E-TJERA

Gjokutaj: Kur një gjykatë dhe prokurori shkel kushtetutën, ligjin procedural e ka në plan të dytë

Gjokutaj: Kur një gjykatë dhe prokurori shkel kushtetutën, ligjin

Avokati i kryetarit të PD, Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka folur për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore pranë Gjykatës së Posaçme në Tiranë.

Ai deklaroi se është përballur me një prokurori dhe Gjykatë të cilat ishin në lajthitje të plotë dhe se kur ata shkelin kushtetutën ligjin procedural e kanë të papërfillshëm.

“Sipas kërkesë që kemi depozituar gjykata rikonfirmojë dhe njëherë shkeljet që ka bërë. Pamë një Prokurori  të çoroditur në objekt dhe nuk i përgjigjej kërkesave tona që i referohet dispozitave për gjykim në themel, ndërsa sot është e dyta kërkesë që të përjashtohet gjykatësja.

Kjo seancë ja vlejti për të dokumentuar shkeljet e radhës ë gjykatës ne do të jemi në vazhdim të procesit dhe do të jen i në kontakt, vendimi i zbardhur na u dha sot pas kaq shumë ditësh ndërsa ata sot flisnin sikur ne i kishim marrë vendimet e zbardhura prej ditësh kur e vërteta është krejt ndryshe.

Të dyja kërkesat janë rrëzuar dhe kur një gjykatë dhe prokurori shkel kushtetutën ligjin procedural e ka në plan të dytë”, tha Gjokutaj.

 

Të fundit