Flash News

E-TJERA

Gjokutaj: News 24 digjka më fort sesa zjarret kryeministrin dhe Qeverinë!

Gjokutaj: News 24 digjka më fort sesa zjarret kryeministrin dhe

Avokati Genci Gjokutaj ka reaguar lidhur me rikthimin e forcave të Policisë së Shtetit dhe asaj Ushtarake në ambientet e televizionit News 24, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Tiranës që njohu legjitimitetin e këtij televizioni në objektin ku zhvillon aktivitetin.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjokutaj ka publikuar foto nga vendimi gjyqësor i datës 12 gusht 2025, ku kompania shtetërore “Kayo” pranon të lejojë hyrjen e stafit të News 24 në godinë, dhe një tjetër nga mëngjesi i 13 gushtit, ku policia është rikthyer në objekt duke bllokuar sërish hyrjen e gazetarëve dhe stafit teknik.

Statusi i plotë:
Te nderuar Miq!
Foto majtas është një ekstrakt nga vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dje më datë 12.08.2025 në lidhje me çëshjen e Tv News 24 ku kompania Shtetërore Kayo ka pranuar legjitimitetin e Televizionit në fjalë ne godinë dhe gatishmërinë për të lejuar punonjësit që të futen brenda ne ambientet e News 24!
Foto djathtas është sot më datë 13.08.2025 ku Policia e Shtetit rikthehet në objekt dhe i ribashkohet Policisë Ushtarake per te mos lejuar punonjësit e News 24 që të hyjnë në vendin e punës!
Ky është Shteti i cili gënjen Gjykatën dhe godet Median!
Shtet i cili sapo ka “fituar” zgjedhjet!
News 24 digjka më fort sesa zjarret KM dhe Qeverinë!

Të fundit