Flash News

E-TJERA

Gjokutaj nga Drejtoria e Policisë: Rrëmbim banditesk, Meta është i vendosur të përballet me procesin

Gjokutaj nga Drejtoria e Policisë: Rrëmbim banditesk, Meta

Avokati Genc Gjokutaj ka folur jashtë Drejtorisë së Policisë për mediat ku ka thënë se Ilir Meta u rrëmbye në mënyrë banditeske.

Gjokutaj tha se Meta është i vendosur të përballet me procesin gjyqësor dhe se bëhet fjalë për tre vepra penale.

“Isha në takim me Metën, ka mbërritur këtu pas një rrëmbimi banditesk në rrugë, sjellje tejet jo ligjore. Ndodh me një person që ka dhënë disa herë shpjegime në SPAK. Kjo çështje ka 5 vite kur po e godasin sot, është moment politik. Dysha Rama-Dumani dhe me mashat e Ramës, ish bashkëpunëtorët e Metës, kanë marrë një vendim të tillë.

Qëndrimi i tij është i qartë, i vendosur të përballet me procesin, është krejt i qartë për çfarë bëhet fjalë dhe të sqarojë rrethanat që s’kanë lidhje me të.

Do të bëhet njëherë verifikimi më pas do të shkohet me raste të tjera. S’e kam lexuar ende vendimin e gjyqtarit Erion Çela, është për 3 vepra penale. Korrupsion pasiv, pastrim parash dhe pasuri.

Mënyra si është arrestuar, banditeske. Rrëmbehet në rrugë ish presidenti, ndërsa mund të ishte thirrur në SPAK”, deklaroi Gjuktaj.

Të fundit