Flash News

E-TJERA

Gjokutaj: Për të ruajtur votën njerëzit janë detyruar të shkojnë në vetëgjyqësi

Gjokutaj: Për të ruajtur votën njerëzit janë detyruar

Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar denoncimin nga kandidati i koalicionit, Bashkë Fitojmë për bashkinë Has, Miftar Dauti ku sipas tij  dy djemtë e kandidatit të PS, Halit Mulaj shpërndanin pako ushqimesh me furgon.

I ftuar në Euronews Albania, tha se për të ruajtur votën njerëzit janë detyruar të shkojnë në vetëgjyqësi. Në këtë rast sipas tij duhet dënuar moveprimi i organeve shtetërore.

Nuk është normale, por a është normale që policia të përfshihet në ndarjen e ndihmave në këmbim të votës, të bëhet pjesë e një komunikate që fsheh krimin zgjedhor? Këta ndoshta nuk janë ruajtur shumë se këto histori me blerje votash bëhen një çik më vonë. I bëj thirrje edhe policisë, edhe prokurorisë që për këto raste të ashpërsojë politikën penale”, tha Gjokutaj.

Të fundit