All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Gjokutaj: SPAK të pushojë çështjen për mungesë faktesh penale, ose të marrë në pyetje Edi Ramën

All - Paragraf - 1

Gjokutaj: SPAK të pushojë çështjen për mungesë

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka reaguar pas seancës në SPAK, duke ngritur sërish shqetësime mbi procesin gjyqësor ndaj klientit të tij dhe Jamarbër Malltezit.

All - Paragraf - 3

 Në një deklaratë për mediat, ai ka denoncuar shkeljet procedurale dhe ka kërkuar pushimin e çështjes për mungesë faktesh penale.

Sipas tij, ekspertët e angazhuar në proces nuk kishin licencë apo njohuritë e nevojshme, duke e bërë pavlefshmërinë absolute të akteve të ekspertimit.

Në deklaratën e tij, Gjokutaj e ka konsideruar procesin si politik dhe me prapavijë të qartë ligjore.

Ai ka kundërshtuar akuzat për korrupsion, duke argumentuar se Malltezi nuk ka qenë asnjëherë zyrtar i lartë dhe nuk mund të jetë subjekt i një çështjeje të tillë.

Gjokutaj:

Siç posaçërisht u ndal avokati te aktet e ekspertimit, të cilat, qoftë për shkak të mungesës së licencës apo njohurive të posaçme të ekspertëve, apo të shkeljeve të rënda procedurale, përbëjnë pavlefshmëri absolute. Përjashtimi i ekspertit barazohet me përjashtimin e gjyqtarit; janë të gjitha këto kushte ligjore.

Në fund, u denoncua prapavija ligjore e këtij procesi, sepse sigurisht kjo çështje është e lidhur. Jamarbër Malltezin e akuzojnë në bashkëpunim me zotin Berisha për korrupsion të zyrtarëve të lartë, kur ai nuk ka qenë asnjëherë një zyrtar i lartë dhe nuk është subjekt i kësaj çështjeje.

Problemi është se, për shkak të mungesës së faktit penal, avokati kërkoi pushimin e gjykimit. Si alternativë, nëse gjykata nuk bindet, kërkoi kthimin e çështjes dhe vendosjen e detyrave specifike për SPAK, ndër të cilat një nga detyrat bazë është thirrja e Edi Ramës në SPAK për t’u pyetur në lidhje me transformimin e asaj prone nga klub sportiv në truall ndërtimi dhe të gjitha veprimet e kryera nga ai, të cilat, për hir të së vërtetës, ndodhen në dosje, por nuk përmenden nga prokurori, me autorësinë e kryeministrit.

Të fundit