Flash News

E-TJERA

Gjokutaj: Vendimi i KLGJ-së për Irena Gjokën është abuziv, po shtyhet qëllimisht çështja

Gjokutaj: Vendimi i KLGJ-së për Irena Gjokën është

Avokati Genc Gjokutaj e cilësoi “abuziv” vendimin e sotëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili me shumicë votash vendosi të mos e marrë në shqyrtim çështjen nëse gjyqtarja e Posaçme, Irena Gjoka, duhet të qëndrojë në detyrë.

Në një lidhje direkte për A2 CNN, Gjokutaj tha se, nëse kompetenca do t’i përkiste ILD-sw, atëherë Prokuroria e Përgjithshme do t’i ishte drejtuar drejtpërdrejt këtij institucioni.

Sipas tij, raporti i Komisionit të Karrierës, i përbërë nga katër anëtarë, kishte kërkuar qartazi shkarkimin e gjyqtares dhe përfundimin e mandatit të saj.

“Vendimi sot i KLGJ-së është abuziv. Nëse do të ishte kompetencë e ILD-së, Prokuroria e Përgjithshme do t'i drejtohej ILD-së dhe do t'ia kërkonte asaj. Dhe sot Komisioni i Karrierës relatues prej katër personash kanë deklaruar dhe kanë kërkuar shkarkimin e kësaj gjyqtareje, pra mbarimin e mandatit të saj, ndërkohë që KLGJ-ja, një nga organet më pa integritet, sot vendos t'ia çojë ILD-së dhe kjo bëhet me qëllim që të shtyhet në kalendra greke kjo çështje dhe hajde ta gjejmë”, u shpreh Gjokutaj.

Sipas tij, “KLGJ-ja sot duhet të dilte me një vendim për mbarimin e mandatit të gjyqtares ose së paku të çelte një seancë, të dëgjonte palët, të dëgjonte zotin Berisha apo përfaqësuesit e tij, pse jo edhe gjyqtaren vetë, zonjën Adriana Kalaja, e cila ka iniciuar procesin në Prokurorinë e Përgjithshme”.

 

Të fundit