Flash News

E-TJERA

Gjonaj firmos urdhrin, ekstradohet në Itali "koka" e Ndrangheta-s për Shqipërinë e Ballkanin

Gjonaj firmos urdhrin, ekstradohet në Itali "koka" e Ndrangheta-s
Foto Ilustruese/ Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka firmosur urdhrin që lejon ekstradimin në Itali të Bujar Sejdinajt.

Mësohet se, “bosi” i Ndranghetas për Shqipërinë dhe Kosovën, i njohur ndryshe me nofkën “xhaxhai”, do të deportohet në vendin fqinj brenda datës 25 nëntor.

Bujar Sejdinaj u arrestua në muajin korrik 2020 në Tiranë, gjatë një operacioni të shtrirë në disa vende si Kosta Rika, Argjentinë, Itali e Shqipëri pasi pati negocime për blerjen e 20 kg kokainë në Spanjë. Në operacionin “Magma 2020”, u arrestuan 6 persona, mes tyre Bujar Sejdinaj dhe bashkëpuntori i tij Adrian Cekini, të dy nga Elbasani.

Sejdinaj ka dëshmuar se nuk ka lidhje me Ndrangheta-n, pasi është marangoz dhe vetëm një herë ka shkuar në Itali. I arrestuar pas dyshimeve se ka blerë 20 kg kokainë në Spanjë, “Xhaxhai” dyshohet gjithashtu se është përfaqësuesi i familjes mafioze "Bellocco".

Të fundit