Flash News

E-TJERA

Kur do procedohen 'peshqit' dhe personat që janë shpallur 'non grata'? Si përgjigjet Kraja

Kur do procedohen 'peshqit' dhe personat që janë shpallur

Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja ka raportuar punën vjetore në Kuvend. Ai është pyetur nga deputeti Ralf Gjoni se kur do të procedohen "peshqit e mëdhej" dhe person e shpallur "non grata". Gjoni tha se Shqipëria është i vetmi vend, ku nuk ka një procedim për personat, që më pas janë shpallur "non grata".

Kraja tha se për të rritur besueshmërinë e shqiptarëve duhet kohë. Ai tha se SPAK ka dhënë rezultatet e para, ndërsa shprehu vendosmërinë që do të hetojnë deri në fund çdo rast.

Ai shtoi se lista "non grata" është një proces që ndodh në SHBA, ndërsa shtoi se në Shqipëria ka praktikat e veta për një procedim penal dhe si shkohet deri te gjykata. Kraja tha se sapo të kenë një indicje, apo material, qoftë edhe nga ndërkombëtarët do të nisin hetimet.

Ralf Gjoni: Para se Donald Lu të ikte nga Shqipëria i kam thënë “Don shqiptarët duan sundim ligji, jo sundim Lu-je”.  Shpresa më e madhe e shqiptarëve është që SPAK të fillojë të funksionojë. Kur mendoni se do të vijë kjo ditë, që shqiptarët të keni besim të plotë te SPAK? Kur do fillojnë të procedohen penalisht “peshqit”?

A do ketë hetime në 2-3 vitet e ardhshme ndaj përfaqësuesve të krimit, që sot ende bëjnë ligjin? Nga lista e personave “non grata”, Shqipëria është ndër të paktat vende ku këto persona nuk kanë pasur një procedim penal para se të shpalleshin “non grata”, a mund të kemi shpresë çdo veprim “non grata” i SHBA do të ndiqet nga ana juaj?

Arben Kraja: Në lidhje me pyetje e parë, është një proces, do kohën e vet, se kur SPAK do të fillojë të ketë rezultate. Prokuroria e Posaçme duhet të ketë parasysh se ndëshkueshmëria dhe respektimi i të drejtave të njeriut shkojnë paralel. Ne kemi dhënë rezultatet e para, janë goditur grupet e para.

Ne jemi të vendosur që çdo rast që do të evidentohet, do ta hetojmë deri në fund, pa asnjë tërheqje. Ndërsa për pyetjen e dytë, lista është një proces që ndodh në SHBA, ne jemi në Shqipëri dhe kemi parashikimet tona për një procedim penale e si shkohet deri te gjykata. Çdo indicide, apo material që do të kemi ne në dispozicion, në raport me çdo shtetas shqiptar, pa diskutim që jemi të vendosur për ta çuar hetimin deri në fund. Çfarëdo që do të vijë, përfshirë dhe partnerët ndërkombëtar.

Të fundit