Flash News

E-TJERA

Gjoni: Ka zëra se një tjetër vend i lindjes ka sjellë vaksina në Shqipëri, negociuat me rusët në Dubai

Gjoni: Ka zëra se një tjetër vend i lindjes ka sjellë
Deputeti Ralf Gjoni

Deputeti Ralf Gjoni bëri me dije se ka informacione se disa javë më parë një tjetër vend i lindjes dhe se tashmë ka nisur injektimi i tyre. Ai ka kërkuar që ky lajm të vërtetësohet, ndërsa theksoi zërat se në Europë ka një treg të zi për shpërndarjen e vaksinave.

"Po dëgjoj dhe thashetheme që prej javësh një vend tjetër i lindjes ka sjellë vaksina në Shqipëri, dhe që janë administruar. Shpresoj shumë që ky lajm mos jetë i vërtetë. Dhe që ta hetoni. Ka thashetheme në Europë për një treg të zi, që vishen me emrat e vaksinave perëndimore. Rama ka dështuar me perëndimin, i ka kthyer sytë nga lindja, nga Rusia, nga Erdogani", tha Gjoni.

Ai thotë se darka e Dubait, ka qenë një negociatë e qeverisë me rusët nëpërmjet Emirateve.

"Tani u mor vesh që darka në Dubai ka qenë negociatë me Rusët nëpërmjet mediatorëve të Emirateve", tha Gjoni. 

Ky i fundit ironizoi dhe takimin e djeshëm të kryeministrit Edi Rama me presidentin frances Emannuel Macron, ndërsa tha se Rama ishte ftuar që të këshillonte Macronin.

"Dje e thirri Macroni për drekë në Paris, e pe si tha, që më thirri, për ça folën, asgjë nuk u mor vesh. Mesa duket me sa kam unë informacion, nja dy këshilltarë të Macron janë informuar nga sondazhet. E kanë parë se popullariteti i Ramës si lider global është kaq i madh sa synon 94-95 mandate. Dhe ai që po përjeton një rënie, e ka thirrur për këshillim. E ndriti Shqipëria, e menderosi Franca, dhe ngeli Rama të japë mend. Ndërkohë që këtu vijnë 10 mijë Sputnik V”,  tha Gjoni.

Një ditë më parë në vendin tonë mbërriti një sasi prej 10 mijë vaksina ruse si dhuratë nga Emiriatet e Bashkuara Arabe, të cilat do ët përdoren për të vaksinuar të moshuarit mbi 80 vjeç.

Të fundit