Flash News

E-TJERA

Gjoni komenton qeverinë e re: 7 nga 16 emrat do të ishin subjekt për SPAK, s'mendoj se do ta përfundojë mandatin

Gjoni komenton qeverinë e re: 7 nga 16 emrat do të ishin subjekt
Edlira Gjoni

Analistja Edlira Gjoni e kosnideron eksperiment të kryeminsitrit Edi Rama kabinetin qeveritar që u prezantua sot, ndërsa shprehu bindjen mandatit nuk do t'i shkohet deri në fund.

Ajo tha për "A2 CNN" se 7 nga 16 emrat e rinj në qeveri do të ishin subjekt për SPAK-un. Gjoni shtoi se mbi disa prej tyre rëndojnë akuzat për korrupsion. Sipas saj, asnjë palë politike nuk duhet t'i mbrojë këta emra.

“Eksperiment i radhës i përkohshëm i Ramës, nuk mendoj që do na çojë në fund të 2025. Janë të përfolur. Nuk më duket se ka transparencë, kam zero besim te kjo qeveri se kjo mënyra si erdhën ka zero transparencë më duket se janë kapur dhe i detyrohen Ramës përjetë.

Besoj që 7 nga 16 emrat e rinj do të ishin element apo subjekte interesante për SPAK-un që të merrenin në studim për akuzat që janë hedhur nga PD në parlament në 2019, 2017 dhe 2014 si të implikuar në korrupsion, nepotizëm dhe firmosje të dyshimta. Palët kanë akuzuar njëra-tjetrën dhe asnjëra të mos i mbajë e mbrojë këta emra”, tha Gjoni.

 

Të fundit