Flash News

E-TJERA

Gjurmonin lëvizjet e policisë, policia nis hetimet kamerat e vëzhgimit në Shodër

Gjurmonin lëvizjet e policisë, policia nis hetimet kamerat e

Policia ka nisur hetim për kamerat e vëzhgimit të vendosura në rrugët e Shkodrës. 8 kamera të vendosur në sheshet e qytetit dhe 13 përgjatë një rrugeu hoqën të shtunën.

E pyetur nëse ndonjë nga autorët ishte ndaluar, policia në Shkodër tha se “hetimet ishin ende në vazhdim” dhe se “dënimi për këtë krim është një gjobë”, siç raporton Balkan Insight.

Në deklaratën e policisë, thuhej se kamera e vëzhgimit janë instaluar nga banda apo grupe kriminale me qëllim gjurmimin dhe marrjen e informacionit për lëvizjen e policisë.

Zonat ku janë vendosur kamerat kanë lidhje me grupe kriminale vendase.

Shkodra është e njohur për krimin e organizuar dhe bandat janë përgjegjëse për një seri vrasjesh që kanë ndodhur ndër vite, si rezultat i larjes së hesapeve mes tyre. Kultivimi i drogës është përhapur kryesisht në zona rurale.

Vendosja e kamerave është parë nga policia si një shenjë e qartë se grupet kriminale po kontrollojnë territorin, megjithëse identiteti i tyre nuk dihet ende.

Të fundit