Flash News

E-TJERA

Gjykata Administrative rrëzon padinë, mbetet në fuqi VKM për mbylljen e kolegjit ‘Mehmet Akif Ersoy’

Gjykata Administrative rrëzon padinë, mbetet në fuqi VKM për

Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e kolegjit turk ‘Mehmet Akif Ersoy’, duke lënë në fuqi vendimin e qeverisë për mbylljen e tij. Kolegji ka kërkuar pezullimin e vendimit, kërkesë që është rrëzuar në gjykatë.

Vendimi për mbylljen e kolegjit privat turk ‘Mehmet Akif Ersoy’ u shpall më 22 shtator nga qeveria. Në VKM-në e nxjerrë qeveria nuk argumentonte shkakun e mbylljes së kolegjit, por thuhej se institucioni arsimor ka për detyrim të pajisë çdo nxënës me dokumentacionin e nevojshëm shkollor që do të shërbejë për transferim në një institucion tjetër dhe të kthejë pagesat e kryera nga prindërit deri në muajin shtator.

Mbyllja e kolegjit turk erdhi disa muaj pas deklaratës së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Kuvendin e Shqipërisë. Erdogan kërkoi nga qeveria shqiptare të merret masa ndaj gylenistëve ose FETO-s.

“Fakti që FETO ende gjen vend në vendin tonë mik, e dëmton shumë vendin tonë, në periudhën përpara të merren hapa më të shpejta kundër Fetos në Shqipëri. Anëtarët e kësaj organizate pas 5 vitesh nga grushti i shtetit vijojnë të jenë në Shqipëri, në fushën e biznesit, në fushën e arsimit dhe në fusha të tjera. Çështjen e FETO-s ne e shohim si një parakusht të vëllazërisë tonë. Ndaj nuk duhet të keni asnjë lloj dyshimi se ata me të ardhur koha do të tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë. Sa më shpejt duhet të shpëtoni nga kjo strukturë helmuese dhe tinëzare”, deklaroi Erdogan nga foltorja e Kuvendit shqiptar.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi sqaroi më vonë se mbyllja e kolegjit turk u bë për shkak se pronarët e licensës kishin ndërruar godinë pa marrë miratimin e MAS.

“Nisur nga interesimi dhe spekullimet në lidhje me shkaqet që çuan në heqjen e licencës dhe mbylljen e shkollës jopublike “Mehmet Akif Ersoy”, sqarojmë se ky vendim është rezultat i konstatimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga zotëruesit e licencës në fjalë.

1. Kanë filluar procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standardeve të godinës.

2. Nuk i kanë plotësuar më tej kriteret ligjore edhe pse nga ana MAS është kryer dy herë verifikimi i tyre.

3. Në kushtet e ushtrimit të veprimtarisë jashtë kritereve përkatëse licenca duhet të revokohet”, sqaroi Kushi.

 

Të fundit