Flash News

E-TJERA

Gjykata e Durrësit lë në burg 5 të arrestuarit për falsifikimin e pronave në Spitallë

Gjykata e Durrësit lë në burg 5 të arrestuarit për

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 5 të arrestuarit në lidhje me tjetërsimin e pronave në Spitallë.

Leonard Kadrim, ish-zv/drejtori i Hipotekës së Durrësit Lirim Xhameta, Dashnor Taulla, Ardit Kërtusha, Leonard Kadrimi dhe Gjovalin Ndoci, ranë në pranga si pasojë e një operacioni me urdhër të SPAK në kadastrën e Durrësit dy ditë më parë.

Hetimi për rastin nisi në 2023 mbi bazën e kallëzimit të Fiqiri Shabës, i cili pretendonte pronësinë mbi dy sipërfaqe toke, kur një ditë konstatoi se një pjesë e pronës ishte rrethuar nga një mur betoni. Kallëzuesi thotë nuk e dinte kush ishte zaptuesi, por hetuesit zbuluan se prona ishte shitur dy herë dhe i kishte kaluar një kompanie private.

Operacioni u zhvillua tre ditë më parë ku u sekuestrua në total 151 mijë m2 tokë publike dhe rezultoi se personat e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar dokumentet, duke zhveshur nga pronësia tokat që i përksinin shtetit shqiptar dhe kalimin e tyre personave pa të drejtë.

Të fundit