Flash News

E-TJERA

Gjykata e Fierit konfirmon masat e sigurisë për 4 zyrtarët e dosjes “Parking”

Gjykata e Fierit konfirmon masat e sigurisë për 4 zyrtarët e

Gjykata e Shkallës së Parë në Fier ka konfirmuar këtë të shtunë masat e sigurisë për katër zyrtarë të hetuar në kuadër të operacionit “Parking”, i cili u zhvillua pas dyshimeve për shpërdorim detyre dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.

Nga vendimet e fundit të gjykatës, Adela Hysenaj – ish-zv.kryetare e Bashkisë Fier dhe ish-drejtoreshë e Taksave – si dhe Vasil Çeku, drejtor në Tatimet Rajonale, do të vazhdojnë të qëndrojnë në “arrest shtëpie”.

Ndërkohë Anisa Cjapi, Drejtoreshë në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, dhe Martin Dodi, sekretar i Përgjthshëm i Bashkisë, janë pezulluar nga ushtrimi i detyrës publike dhe kanë masën “detyrim paraqitjeje”.

Gjykata ka revokuar masën “ndalim për të dalë jashtë shtetit” për Dodin, ndërkohë që Çekut i është hequr pezullimi nga detyra, por mbetet në “arrest shtëpie".

Operacioni “Parking” u zhvillua pas një hetimi disa mujor të Policisë së Fierit dhe Prokurorisë së rrethit.

Dyshohet se përmes mospajisjes me kasë fiskale të një parkimi nëntokësor dhe favorizimit të subjekteve private, është shkaktuar një dëm prej rreth 40 milionë lekësh në buxhetin lokal.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe u drejtua nga gjyqtarja Aurora Tusha.

Të fundit