Flash News

E-TJERA

Gjykata e Fierit konfiskon 4 pasuri të kundërshtarit të Aldo Bares në Lushnjë

Gjykata e Fierit konfiskon 4 pasuri të kundërshtarit të Aldo

Pas gati një viti nga sekuestrimi i katër pasurive të paluajtshme të Saimir Taullau në Lushnjë, gjykata e Fierit ka vendosur sot, me vendim të gjyqtarit Vladimir Cjapi, të kalojë këto pasuri në favor të shtetit.

Vendimi përfshin një godinë me dy kate, një karburant dhe ambient shërbimi në lagjen “18 Tetori”, si dhe një sipërfaqe toke truall. Lista vazhdon me një godinë një katëshe me bodrum, me sipërfaqe prej 306 m², dhe një truall me njësi shërbimi tre kate, ku përfshihet një karburant dhe një pikë gazi.

Megjithatë, vendimi nuk është i formës së prerë, dhe i jep mundësi palës për ta apeluar. Saimir Taullau pritet të kërkojë rikthimin e pronave në emrin e tij.

Taullau rezulton i dënuar për trafik heroinë, si në Shqipëri, ashtu edhe në një vend të Bashkimit Europian. Ai është gjithashtu vëllai i Baki Taullaut, biznesmenit të vrarë më 3 korrik 2005 në qendër të Lushnjës nga banda e Aldo Bare.

Në të shkuarën, Saimir Taullau ka pasur edhe probleme me hetimet pasurore nga SPAK dhe OFL, ku pronat e tij u sekuestruan fillimisht, por më pas u liruan nga Gjykata e Posaçme.

Të fundit