Flash News

E-TJERA

Gjykata e la të lirë, Prokuroria kërkon rikthimin në burg të djalit të Erzen Breçanit

Gjykata e la të lirë, Prokuroria kërkon rikthimin në burg

Prokuroria ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar që djali i ish-zëvëndës drejtorit të Policisë, Erzen Breçani, Jehoni të kthehet në burg.

Ndërkohë organi i akuzës thotë se Jehon Breçan nuk ka zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe për pasojë i ka shkaktuar dëmtime Xhesina Gegës.

Ky i fundit u la në arrest shtëpie, pasi ishte lënduar nga aksidenti që bëri në 10 qershor. Pas akisdentit ai ndodhej në spitalin e Traumës dhe pas lehtësimit të masës ka shkuar në shtëpi.

Automjeti që drejtohej 19-vjeçari doli nga rruga dhe përplasi një 24-vjeçare, e cila humbi njërën këmbë.

Të fundit