Flash News

E-TJERA

Gjykata e Lartë e rrëzon kërkesën e Belerit për të pezulluar dënimin

Gjykata e Lartë e rrëzon kërkesën e Belerit për

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fredi Belerit i cili kërkonte pezullimin e ekzekutimit të vendimit që e dënoi atë me 2 vite burg.

Beleri kërkoi që ekzekutimi i vendimit të pezullohej derisa për të të shprehej Gjykata e Lartë.

“Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Dhionisios Alfred Beleri, për pezullimin e ekzekutimit të vendimit nr. 14 datë 05.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i lëne në fuqi me vendimin nr.26, datë 25.06.2024 te Gjykatës së Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”

Fredi Beleri u dënua në 5 mars të këtij viti me dy vite burg nga gjykata e shkallës së parë për korrupsionin dhe krimin e organizuar, vendim i cili u la në fuqi në 25 qershor edhe nga Apeli i Posaçëm.

Të fundit