Flash News

E-TJERA

Gjykata e Lartë hap procedurat për vendin vakant në "Kushtetuese"

Gjykata e Lartë hap procedurat për vendin vakant në

Gjykata e Lartë ka hapur sot procedurat për plotësimin e një vendi vakant në Gjyaktën Kushtetuese. Vakanca është krijuar pas përfundimit të mandatit të plotë nëntë vjeçar të Gani Dizdarit.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë.

"Kushtetuesja" drejtohet aktualisht nga Vitore Tusha, ndërsa anëtarët janë Sonila Bejtja, Përparim Kalo, Altin Binaj, Fiona Papajorgji, Marsida Xhaferllari dhe lsa Toska.

Të fundit