Flash News

E-TJERA

Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Florenc Çapjan

Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Florenc Çapja, duke lënë në fuqi vendimin për burgim të përjetshëm.

 44-vjeçari, i dënuar për porositjen e një vrasjeje të dyfishtë, u ekstradua në fillim të këtij viti nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pas afro 8 vitesh arrati në Dubai.

Çapja, nipi i Ardian Çapjas i njohur si kreu i një grupi kriminal në Elbasan, u dënua për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit, babë e bir, ngjarje e ndodhur në vitin 2012.

Sipas dosjes hetimore, Florenc Çapja dyshohet se ka qenë porositësi i vrasjes, për të cilën thuhet se ka paguar 50 mijë euro.

Një nga autorët e përfshirë në ngjarje ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe ka dëshmuar për rolin e Çapjas në organizimin e atentatit, duke treguar se takimi me viktimat ishte bërë në zonën e Krrabës. Për të humbur gjurmët, Florenc dhe Ardian Çapja, në ditën e vrasjes, udhëtuan drejt Maqedonisë së Veriut.

Pas arrestimit në Dubai, ekstradimi i tij drejt Shqipërisë u bë i mundur falë angazhimit të autoriteteve shqiptare, pavarësisht mungesës së një marrëveshjeje ekstradimi me Emiratet. Aktualisht, Florenc Çapja ndodhet në një burg të sigurisë së lartë, ku do të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm.

Të fundit