Flash News

E-TJERA

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Belerin

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Belerin

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin e dhënë më herët ndaj eurodeputetit Alfred Beleri, i cili është shpallur fajtor për korrupsion në zgjedhje gjatë kandidimit të tij për Bashkinë e Himarë në vitin 2023.

Kolegji Penal vendosi të mos pranojë rekursin e paraqitur nga Beleri, i cili kishte kërkuar shfuqizimin e vendimeve të Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm, duke pretenduar pafajësi.

Me këtë vendim, mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg për Belerin. Po ashtu, i pandryshuar ka mbetur edhe vendimi për bashkëpandehurin e tij, Pandeli Kokaveshi, i cili është dënuar me 3 vite shërbim prove.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore të majit 2023, nën dyshimet për “korrupsion në zgjedhje”. Ai qëndroi në paraburgim për rreth 16 muaj dhe u lirua me kusht në shtator 2024.

 

Të fundit