Flash News

E-TJERA

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin përjetë ndaj Xhulian Hoxhës

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin përjetë ndaj

Gjykata e Lartë ka konfirmuar vendimin e Apelit të Posaçëm, duke lënë në fuqi dënimet për dy të pandehurit e përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.
Xhulian Hoxha është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Euglen Halili me 16 vite burg, për rolin e tyre në dy ngjarjet e rënda kriminale që ndodhën në vitin 2020.

Vendimi i Gjykatës së Lartë vjen pas shqyrtimit të ankesave të paraqitura nga të pandehurit, të cilat u hodhën poshtë, duke konfirmuar fajësinë e tyre.
Vrasja e Emiljano Ramazanit ndodhi në korrik të vitit 2020 në Elbasan, ndërsa vetëm pak ditë më pas, u ekzekutua edhe Regis Runaj.

Hetimet zbuluan lidhje mes dy ngjarjeve, duke çuar në arrestimin dhe më pas në dënimin e Hoxhës dhe Halilit.

Të fundit