Flash News

E-TJERA

Gjykata e Lartë prish vendimin për ish-kreun e Kushtetueses, dërgohet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

Gjykata e Lartë prish vendimin për ish-kreun e Kushtetueses,

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e GJKKO-së për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Ky i fundit do të rigjykohet në Apelin e Posaçëm.

Apeli i GJKKO-së vendosi më 13 shkurt 2024 të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë për deklarimin fajtor të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe dënimin e tij me 6 muaj burgim, masë e cila u pezullua në këmbim të vendosjes në shërbim prove për një vit.

Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar një vit burg me akuzën e fshehjes së pasurisë.

Sipas SPAK, Dedja ka fshehur një apartament në formularin e vetëdeklarimit teksa ishte gjyqtari i parë që dënohej nga GJKKO, pasi nuk kaloi Vetting-un. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese u shkarkua nga Vettingu për mos justifikim e një apartamenti ne Durrës, ndërsa në prill të vitit 2021, gjykata vendosi sekuestrimin e  tij.

Të fundit