Flash News
Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnje, plagosen turistët polakë
Këmbimi valutor 15 shtator 2024, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
Reshje shiu dhe shtrëngata, si parashikohet moti për sot
Ambulanca përplas motorin në Tiranë, një i plagosur
Berisha: Rama dhe Balla organizuan atentat ndaj meje, por dështuan
Gjykata e Lartë refuzon ankimimin e Alma Kaçit, mbetet në arrest shtëpie
Gjykata e Lartë ka refuzuar ankimimin e bërë nga Alma Kaçi për të ndryshuar masën e sigurisë 'arrest në shtëpi".
Prokuroria e Posaçme mbylli pak ditë më parë hetimet dhe e çoi çështjen në gjyq për akuzën e korrupsionit aktiv. Për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, SPAK dha akuzën e korrupsionit pasiv.
Në dosjen e SPAK thuhet se në përfundim të hetimeve janë siguruar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka dalë se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar/pranuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës.