Flash News

E-TJERA

Gjykata e lartë rrëzon kërkesën e SPAK-ut dhe pranon të Tahirit, kthen çështjen në Apelin e Posaçëm

Gjykata e lartë rrëzon kërkesën e SPAK-ut dhe pranon të

Gjykata e Lartë ka vendosur që të rikthejë në Apelin e GJKK-së dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

Çështja do të shqyrtohet nga trup e re gjykuese. Vendimi i GJL ishte siç kishte kërkuar Tahiri, duke rrëzuar kërkesën e SPAK për rigjykim në shkallë të parë.

Do të jetë Apeli i GJKKO-së që do të marrë vendimin përfundimtar për Tahirin. Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtorit të Policisë Vlorë, Jaeld Çela për t’u liruar.

Tahiri ishte vetë i pranishëm në sallë, ndërsa në përfundim të seancës nuk pranoi të fliste për mediat, por bëri me dije vetëm se çështja u kthye në Apel.

Ish-ministri akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe është dënuar me 3.4 vite shërbim prove, por e ka apeluar këtë vendim duke kërkuar pafajësi.

Çela akuzohet po ashtu për favorizim të grupit kriminal “Habilaj”, në trafikun ndërkombëtar të drogës. Ish-drejtori i policisë u dënua me 3 vjet e 4 muaj burgim.

Të fundit