Flash News

E-TJERA

Paditi KQZ-në pasi e gjobiti, Apeli rrëzon ankimimin e Emiriana Sakos dhe pushon çështjen

Paditi KQZ-në pasi e gjobiti, Apeli rrëzon ankimimin e Emiriana Sakos

Gjykata e Apelit ka vendosur të pushojë çështjen ndaj kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e gjobiti Sakon me 92.775 lekë dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së. Kryebashkiakja paditi KQZ-në, kërkesë e cila është rrëzuar nga Apeli.

Gjoba u vendos pas shkeljeve të konstatuara nga KQZ në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

"Për dijeni, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), me Vendimin nr.07, datë 19.01.2024, objekt i kërkesëpadisë së mësipërme, ka vendosur:

“...

5. Vendosjen e sanksionit administrativ gjobë në vlerën 92.775 lekë ndaj znj. Emirjana Sako, kandidate për kryetare bashkie e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së, bazuar në pikën 5 të nenit 173 të Kodit Zgjedhor.

...

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës Administrative të Apelit, brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij", njofton Gjykata e Lartë.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit