Flash News
Goditet grupi i shpërndarësve të dr*gës, lëshohen 9 urdhër-arreste
Aksident në rrugën e Unazës, dy persona të plagosur
Shqiptari plagoset rëndë në Greqi, niset me urgjencë drejt Athinës
Punonjësi i policisë ra nga pallati në Tiranë, AMP: Nuk ka pretendime nga efektivi për presion
Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari në Durrës, dyshimet e para nga policia
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Berishës, avokati Gjokutaj: Grusht shteteror mbi gjyqesorin
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e kreut të PD, Sali Berisha, i cili kërkonte nga kjo gjykatë, heqjen e ndalimit për të marrë pjesë në seancat parlamentare, ndërsa ndodhet në arrest shtëpie me vendimin të GJKKO-së, prej 30 dhjetorit 2023, lidhur me hetimin e SPAK për privatizimin e ish-klubit Partizani.
Lidhur me këtë vendim reagoi avokati i tij, Genc Gjokutaj, i cili në një postim në facebook e cilësoi 'grusht shteteror mbi gjyqesorin.
"Gjykata e Larte e Moskes (Dega Tirane) sapo vendosi qe Lideri i PD Prof. Dr. Sali Berisha te mos lejohet te marre pjese ne seancat Parlamentare te Kuvendit te Shqiperise!
Kjo shenon perfundimisht Grushtin Shteteror Mafioz te Qeverise me ne krye KM Edi Rama mbi Gjyqesorin dhe posaçerisht mbi Gjykaten e Larte e cila per kete shkak po paraqitet ne nivelin e nje Gjykate te Shkalles se Pare!
Eshte po ky Grusht Shteteror mbi Prokurorine e Pergjithshme, SPAK dhe GjKKO e mbi Gjykatat e çdo niveli qe nuk i lejon keto te fundit te procedojne e gjykojne per Inceneratoret, Xibrakën, McGonigall, Metamorfozen, krimin brenda Policise se Shtetit, vjedhjen e sistemit TIMS, Gjyqtaren e GjKKO te sanksionuar nderkombetarisht, shpronesimet ne bregdet per interes te politikes etj!
State of Law under State of Mafia’s attack!", shkruan avokati Gjokutaj.