Flash News

E-TJERA

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Erzen Breçanit dhe ish-shefit të Krimeve

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Erzen Breçanit dhe ish-shefit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga ish drejtuesi i lartë i policisë, Erzen Braçani dhe ish shefi i komisariatit 6, Dedan Gjoni, të cilët kishin kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

Po ashtu, në njoftimin e Gjykatës së Lartë thuhet se rekursi nuk i është pranuar as Bujar Ajetit (Gremizi) dhe as Besmir Muratit.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personat nën hetim Bujar Ajeti (Gremizi), Erzeni Breçani, Dedan Gjoni dhe Besmir Murtati, kundër vendimit nr. 87-2024-4 (01), datë 04.01.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Gjykates se Lartë.

Kujtojmë që nga zbërthimi i aplikacionit SKY ECC në nëntor të vitit të kaluar çoi në goditjen e një  grupi kriminal që rezultonte të ishte i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine në Europë, si dhe në ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri pjesë e së cilës dyshohen se janë zyrtarë të policisë dhe ish zyrtarë.

Në pranga  si anëtarë të dyshuar të këtij grupi ranë ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani; shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni dhe Bujar Germizi emër i njohur i botës së krimit në Kukësi.

Të fundit