Flash News

E-TJERA

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga ish gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu lidhur me vendimin e Apelit të Posaçëm Antikorrupsion, për masën e parë të vendosur ndaj saj, atë të  “arrest në shtëpi”.

Vendimi u mor nga trupa e gjykimit e përbërë nga ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.

Fetahu u la në “arrest shtëpie” lidhur me dosjen “Plumbi i Artë 2” nën akuzën e korrupsionit si bashkëpunëtore e eksponentëve kriminale, ndërkohë që mbahet në masën e sigurisë “arrest në burg” për një tjetër dosje atë të Suel Çelës.

Të fundit