Flash News

E-TJERA

Gjykata e Lartë vendos ekstradimin e “Zotit të drogës” në Itali

Gjykata e Lartë vendos ekstradimin e “Zotit të

I quajtur “Zoti i drogës” nga mediat italine, Alket Hatija do të ekstradohet në shtetin fqinjë. Ai është dënuar nga Gjykata e Milanos me 20 vite burg në mungesë për trafik droge.

"Ndryshimin e vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres. Pranimin e kerkeses se Prokurorise se Rrethit Durres. Lejimin e ekstradimit te shtetasit Alket Hatija ne shtetin italian per efekt te ekstradimit te vendimit penal Nr.4526/2015, dt.30/09/2015 te Gjykates se Apelit Milano Itali", thuhet në vendimin e marrë nga Gjykata e Lartë.

Hatija u arrestua në Durrës, teksa po shkonte të takonte një mik. Mediat italiane shkruanin asokohe se kishte një vilë bunker në qytetin e Beratit, e cila vëzhgohej me kamera dhe truproja të armatosura.

Ai u prangos më 8 korrik, por Gjykata e Durrësit e cilësoi të jashtëligjshëm arrestimin e tij. Katër ditë më vonë më, më 11 korrik 2017 ai u la i lirë. Sipas autoriteteve italiane, Alket Hatija është një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Të fundit