Flash News

E-TJERA

Gjykata e Lartë zbardh vendimin për Tahirin/ Çështja kthehet në Apelin e Posaçëm, problematikat që konstatoi

Gjykata e Lartë zbardh vendimin për Tahirin/ Çështja

Gjykata e Lartë ka zbardhur sot vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ku argumenton se gjatë procesit nda tij, ka pasur shkelje procedurale.

GJL ka dalë në përfundimin se gjyqtarja Albana Boksi ishte në konflikt interesi pasi ka shqyrtuar çështjen e Taulant Haxhiraj në një procedim të lidhur.

Nisur nga kjo, Gjykata e Lartë ka vendosur rikthimin e çështjes për shqyrtim tek një trupë tjetër e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Gjykata e Lartë sqaron se rrethanat ligjore të çështjes së paraqitur për gjykim në Apelin e Posaçëm nuk justifikojnë kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Gjithashtu thekson se prokuroria i dha fakteve penale cilësim të ndryshëm nga akuza, duke shtuar se Tahirit nuk iu dha mundësia të mbrohej për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Kujtojmë që Tahiri është dënuar 3.4 vite shërbim prove, por e ka apeluar vendimin. Tahiri u akuzua për përfshirje në trafikun e drogës me grupin "Habilaj", por u dënuaa vetëm për shpërdorim detyre.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit