Flash News

E-TJERA

Gjykata e Lartë zgjedh në shtator anëtarin e tetë të Gjykatës Kushtetuese

Gjykata e Lartë zgjedh në shtator anëtarin e tetë të

Gjykata e Lartë pritet të zgjedhë në shtator anëtarin e tetë të Gjykatës Kushtetuese.

Në një njoftim për mediat, Gjykata e Lartë sqaron se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përcjellë më 15 gusht raportin e miratuar dhe listën me dokumentacionin shoqërues të kandidatëve që kanë konkurruar për vendin vakant të Gjykatës Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë.  

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përcjellë në Gjykatën e Lartë më datë 15.08.2022, raportin e miratuar dhe listën me dokumentacionin shoqërues të kandidatëve që kanë konkurruar për vendin vakant të Gjykatës Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë më datë 21.09.2019, rishpallur më datë 19.04.2019, rishpallur më datë 03.06.2021, si dhe rishpallur më datë 15.11.2021.

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka vendosur thirrjen e Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për të zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, ditën e hënë, datë 12.09.2022, ora 10.00”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë dhe aktualisht, ajo ka në përbërje vetëm shtatë.

 

 

Të fundit